Del foto, transformimi i pabesueshëm i Sean “Diddy” Combs në burg

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2025, 15:27 | Showbiz

Del foto, transformimi i pabesueshëm i Sean “Diddy” Combs

Mediat amerikane zbulojnë për herë të parë fotografinë e burgut të Sean “Diddy” Combs, teksa vuan dënimin për akuzat e prostitucionit në një institucion të sigurisë së ulët në New Jersey. 56-vjeçari, dikur një nga figurat më të fuqishme të muzikës botërore, shfaqet i thinjur dhe me mjekër të parregullt, larg imazhit të tij të dikurshëm plot luks e stil, përcjell A2 CNN.

Pas dënimit në korrik me katër vjet e dy muaj burg, Diddy u transferua më 30 tetor në Federal Correctional Institution, Fort Dix. Sipas përfaqësueses së tij Juda Engelmayer, Combs është i përkushtuar ndaj rehabilitimit, maturisë dhe dëshiron të shërbejë si shembull pozitiv për të tjerët.

Del foto, transformimi i pabesueshëm i Sean “Diddy” Combs

Në burg, ai ka fituar një nga pozicionet më të kërkuara, asistent i kapelanit, ku ndihmon në bibliotekën fetare dhe në organizimin e aktiviteteve shpirtërore. Përveç kësaj, Diddy ka rifilluar programin e tij të mëparshëm Free Game with Diddy, përmes të cilit u mëson të burgosurve të rinj aftësi sipërmarrjeje dhe vetëbesimi. Ai është gjithashtu pjesë e një programi për rehabilitim nga droga, që mund t’i shkurtojë dënimin me një vit.

Del foto, transformimi i pabesueshëm i Sean “Diddy” Combs

Megjithatë, jeta në burg nuk ka qenë pa probleme. Ai është ndëshkuar për një telefonatë të ndaluar dhe është përfolur për konsumim të një pijeje të fermentuar, akuza që përfaqësuesja e tij i mohon.

Në një letër drejtuar gjykatësit para dënimit, Diddy pranoi se ishte “i matur për herë të parë pas 25 vitesh” dhe se po përpiqej të përballej me varësinë dhe zemërimin.

Del foto, transformimi i pabesueshëm i Sean “Diddy” Combs (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos