Formacionet zyrtare Itali-Spanjë, Enrique lë jashtë Morata-n

Nga A2 CNN
6 Korrik 2021, 20:24 | Futboll

Luis Enrique ka befasuar në prag të sfidës gjysmëfinale të Kampionatit Europian ndaj Italisë, duke lënë jashtë formacionit sulmuesin kryesor të skuadrës Alvaro Morata.

Në sulmin spanjoll do të jetë Mikel Oyarzabal si dhe Olmo. Në anën tjetër, Mancini nuk ka bërë surpriza në formacion, duke u bazuar te lojtarët që e çuan kombëtaren e kaltër në gjysmëfinale.

Në vend të Sinazzola-s, Mancini do të aktivizojë Emerson, ndërsa në sulm do të jetë Chiesa në vend të Berardit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos