Orët e para të mëngjesit të së hënës kanë përsëritur “Hënën e përgjakur”, eklipsin e Hënës.
Gjatë eklipsit të plotë, Hëna përfshihet nga hija e pjesshme e jashtme e Tokës dhe e humbet shkëlqimin e saj. Më pas, hyn nën hijen e brendshme, më të errët të Tokës, dhe fillon eklipsi. Një pjesë e saj madje bëhet e kuqe.
Ky fenomen i rrallë ndodhi gjatë orëve të vona të së dielës në Amerikën e Veriut dhe atë Qendrore, ndërsa në pjesën më të madhe të Amerikës së Jugut dhe Europën ndodhi në mëngjesin e së hënës. (A2 Televizion)