
Sot, deputetët mblidhen në seancë plenare ku në rend si pikë kryesore është listuar votimi në parim i buxhetit të vitit 2021, pasi më parë është shqyrtuar nen për nen në komisionet parlamentare.
Banka e Shqipërisë, ndërkohë, kërkon të bëhet kujdes me shpenzimet në një kohë kur pandemia është ende prezente në botë dhe kjo ndikon në mbledhjen e më pak të ardhurave sesa është parashikuar në buxhet.
Gjithashtu, në votim do të hidhen edhe projektvendimet që kanë të bëjnë me strukturat e reja të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe çfarë lidhet me to, për ta mbyllur ditën me një diskutim të lirë në fund. (A2 Televizion)