Fotografja 28-vjeçare e natyrës Ferzende Coşar, e cila është ngjitur në malin Erek, ku alpinistët shkojnë për ngjitje në akull në lagjen İpekyolu gjatë stinës së dimrit, arriti të kapë disa pamje të mrekullueshme, teksa fotografoi nga afër Ujëvarën e akullt të Kolonës, që ndodhet në një lartësi prej 3204 metrash.
Coşar tha se ujëvara, e cila rrjedh më së shumti në pranverë, ka krijuar disa akullnaja që arrijnë në 3 metra e që marrin një bukuri të ndryshme në çdo stinë. Në këtë zonë, temperatura e ajrit gjatë natës arrin në minus 20 gradë.
“Synimi im është të kontribuoj në turizmin e rajonit. I ftoj të gjithë ta shohin këtë bukuri”, tha përbri fotove të shpërndara fotografja Cosar. (A2 Televizion)








