PD humbi zgjedhjet në Shqipëri, Basha pret në takim shefen e misionit të vëzhguesve të ODIHR

Nga A2 CNN
3 Maj 2021, 12:24 | Politikë
PD humbi zgjedhjet në Shqipëri, Basha pret në takim shefen e

Shefja e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek ishte sot në selinë e Partisë Demokratike, ku zhvilloi një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Takimi vjen në një kohë kur zgjedhjet përfunduan dhe fituese ishte Partia Socialiste me 74 mandate, ndërsa nga kampi opozitar hidhen akuza për vjedhje të votave.

Në raportin paraprak, OSBE-ODIHR e vlerësoi procesin zgjedhor të qetë, duke deklaruar se po rikthen besimin te qytetarët. Megjithatë, Gacek ka theksuar se ka pasur denoncime të shumta për blerje të votave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos