Situata në veriun e Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Gazetarët të cilët po raportojnë zhvillimet e fundit në komunën e Leposaviçit, janë sulmuar me sende të forta nga persona të maskuar. Automjeti i A2 CNN dhe disa mediave të tjera është sulmuar dhe thyer nga disa persona të maskuar, të cilët dyshohet se kanë qenë të pranishëm edhe gjatë protestave të djeshme në komunat veriore. (A2 Televizion)
Përshkallëzojnë tensionet në veri, serbët sulmojnë makinën e A2 CNN në Kosovë
