Ushtarë ukrainas luajnë në piano në një shtëpi të shkatërruar pranë frontit të luftës në Donetsk. FOTO: REUTERS Një polic përgatitet të ekzekutojë dy të rinj të dënuar për përdhunimin dhe vrasjen e një djali 12-vjeçar në Jemen. FOTO: REUTERS Kujdestari i kafshëve luan me dy luanë në një shtëpi në periferi të qytetit Peshawar, Pakistan. FOTO: REUTERS Kryeministrja britanike Theresa May në një konferencë për shtyp në selinë qendrore të Këshillit Europian në Bruksel, Belgjikë. FOTO: REUTERS Papa Françesku dhe Imami i Xhamisë Al-Azhar Sheikh Ahmed al-Tayeb puthen pas firmosjes së një dokumenti për luftimin e ekstremizmit gjatë një takimi ndërfetar në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe. FOTO: REUTERS Fluturim me balonë mbi alpet austriake. FOTO: AP Kryetarja demokrate e Kongresit, Nancy Pelosi, duartroket Presidentin Donald Trump gjatë fjalimit mbi gjendjen e kombit. FOTO: REUTERS Dielli shkëlqen mbi alpet bavareze të mbuluara nga bora. FOTO: AFP Ish-trajneri i Manchester United Jose Mourinho rrëshqet në akull gjatë pjesëmarrjes në një ndeshje hokej në Rusi. FOTO: AP Një portret gjigant në kujtim të Emiliano Sala, në stadiumin “Beaujoire” të Nantes. FOTO: AFP Një punëtor pastron borën pranë statujës së Vladimir Lenin në një pyll në periferi të Shën Pjetërburgut. FOTO: AP
(A2 Televizion)