
Presidenti Volodymyr Zelensky, do të takohet sot me aleatët kryesorë europianë në Londër, ku në qendër do të jenë bisedimet dhe kushtet për t'i dhënë fund luftës së nisur nga Rusia.
Por plani aktual në tryezë, i propozuar nga zyrtarët amerikanë dhe i redaktuar në Gjenevë dhe Florida, konsiderohet gjerësisht i favorshëm për Rusinë.
Sot, Zelensky do t'i bashkohet kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Friedrich Merz në Doëning Street.
Ndërsa këto përpjekje diplomatike vazhdojnë, Rusia nuk i ka kursyer sulmet e fuqishme ndaj Ukrainës.
Gjatë natës të paktën shtatë persona u plagosën kur dronët rusë goditën një bllok apartamentesh në verilindje të Ukrainës. Gjithashtu bombardime ka pasur edhe në rajone të tjera. (A2 Televizion)