Rama inspekton punimet në Lungomare, cilëson Dritan Lelin “të vdekurin e Bashkisë”

Nga A2 CNN
2 Maj 2021, 12:25 | Politikë
Rama inspekton punimet në Lungomare, cilëson Dritan Lelin

Të dielën e Pashkëve ortodokse kreu i qeverisë e kaloi në Vlorë duke inspektuar punimet e nisura. Krah tij nuk ishte kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, tashmë person i padëshiruar në kampin rozë. Vetë Edi Rama e cilësoi sot atë si “të vdekurin e Bashkisë”.

Pas fitores së zgjedhjeve kryeministri Edi Rama ka vijuar rutinën e tij të inspektimeve, por pa harruar ata që nuk i qëndruan në krah.

Kreu i qeverisë inspektoi punimet e zgjatimit të “Lungo Mare” në Vlorë ku në krah nuk kishte atë që drejton Bashkinë e këtij qyteti, Dritan Leli i shpallur tashmë non grata nga partia.

“Ta bëjmë ta mbarojmë se të presim të vdekurin e bashkisë”.

https://a2news.com/2021/03/11/kryebashkiaku-i-vlores-dritan-leli-perjashtohet-nga-partia-socialiste/

Dritan Leli nuk pranoi të ishte pjesë e ekipit të kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës duke dalë kundër Edi Ramës. Akti i Lelit u pa si tradhti nga socialistët, të cilët e dëbuan nga postet politike, por jo atë publik pasi mandati i kryebashkiakut i përfundon në korrik të vitit 2023. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos