Rama takon Reeker dhe Palmer: Mbështetës të palëkundur të reformave në Shqipëri

Nga A2 CNN
26 Shtator 2019, 18:43 | Politikë

Kryeministri Edi Rama është takuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker, dhe të Dërguarin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer.

“Dy miq të kahershëm të Shqipërisë e të shqiptarëve, njohës të sprovuar të çështjeve ballkanike dhe mbështetës të palëkundur të reformave demokratizuese në Shqipëri, e të rrugëtimit të vendit tonë drejt anëtarësimit nē Bashkimin Europian”, shkroi Kryeministri në një postim në Facebook.

Më herët, ai postoi edhe një fotografi me Presidentin e Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brente, ish-ministër i Jashtëm i Norvegjisë. “Përveç bashkëpunimit dhe miqësisë, na lidh edhe përdorimi i atleteve në kostumin zyrtar”, shkroi Rama. (A2 Televizion)

Rama me Borge Brente

A2 CNN Livestream

Latest Videos