Rikthehet jeta në Bagdad

Nga A2 CNN
8 Janar 2019, 17:34 | Fotolajme

Nëpër lulishte vajzat kanë rifilluar të dalin për piknik, ndërsa në parqe lodrash fëmijët mund të argëtohen sërish. Kjo është pamja e re e Bagdadit, kryeqytetit të Irakut, ndërsa një pjesë e mirë e vendit vazhdon të jetë i përfshirë nga konflikti dhe luftërat e përgjakshme.

Sipas parashikimeve të studiuesve, brenda vitit 2035, Bagdadi do të jetë një prej 48 mega-qyteteve të botës, me mbi 10 milionë banorë.

Deri sa të arrijë kjo ditë, banorët që jetojnë aty, përpiqen të shijojnë sa më shumë qetësinë, pasi lufta ndaj ISIS duket e fituar.
(Fotot janë realizuar nga fotografi i “The Guardian”, Sean Smith) (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos