Dita 10 e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

Nga A2 CNN
9 Qershor 2026, 18:59 | Aktualitet

Për të dhjetën ditë radhazi, qytetarët vijojnë me protestën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë dhe duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama.

Si çdo ditë është këtë të martë protestuesit u mblodhën në orën 18:00, në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nisën marshimin drejt Kryeministrisë, shkruan A2.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuq e zi, ata kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe projektit në Zvërnec. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos