Ekonomia ngërçi i pushimeve, kosto të larta, mundësi të pakta për qytetarët e Vlorës

Nga Edi Ruçi
18 Korrik 2026, 17:41 | Aktualitet

Për shumë qytetare vlonjatë, sidomos për pensionistët, pushimet janë kthyer në një luks.

Pagat dhe pensionet e ulëta, së bashku me tarifat e larta për çadrat e shezlongët, i detyrojnë të zgjedhin hapësirat publike falas, të cilat po pakësohen nga privatizimi.

Ata kërkojnë më shumë plazhe publike dhe rritje të pagave e pensioneve për të përballuar pushimet.

Besnikët e bregdetit mbeten qytetarët vlonjatë dhe pavarësisht mundësive ekonomike, ata i gjejnë mënyrat për të pushuar, dikush i ulur në gurë apo shkëmbinj, të tjerë në shkallë dhe shumë në plazhet publike me çadrat personale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos