Fluks turistësh, Vlora, qyteti i preferuar i pushuesve përgjatë fundjavës

Nga Edi Ruçi
20 Qershor 2026, 18:17 | Aktualitet

Vlora është qyteti i preferuar i pushuesve përgjatë fundjavave. Të shumtë janë turistët vendas dhe të huaj që zgjedhin këtë qytet bregdetar për të pushuar. Ajo që i bashkon është dashuria për detin, motin dhe klimën e mirë.

Pushuesit tregojnë se për ta nuk ka një sezon veror me kohë të rregullt, pasi plazhin e kanë filluar që në ditët e ngrohta të majit për të vijuar deri kur temperaturat të jenë të favorshme.

Shumë prej tyre sigurisht e shikojnë detin edhe si një kurë mjekësore, teksa thonë se jodi, dielli dhe deti janë arsyeja e një shëndeti të mirë. Bizneset dhe agjencitë akomoduese, pritshmëritë për sezonin i kanë pozitive për në vijimësi, por thonë se deri më tani fluksi i turistëve është ende i ulët.

Fundjavat, duke nisur nga dita e premte, janë ditët me më shumë fluks të pushuesve në Vlorë. Kjo tregohet edhe nga prenotimet, ku përgjatë javës numri i tyre është i ulët, ndërsa në fundjavë dy apo trefishohet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos