Gjendet pas mesnate personi që ra nga shkëmbi teksa mblidhte bimë medicinale

Nga A2 CNN
29 Qershor 2026, 08:18 | Aktualitet

Gjendet pas mesnate personi që ra nga shkëmbi teksa mblidhte bimë

Policia e Maliqit në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse kanë mundur të gjejnë në mesnatë personin i cili ishte rrëzuar nga një shkëmb në Malin e Gopeshit në Moglicë të Maliqit.

Gjendet pas mesnate personi që ra nga shkëmbi teksa mblidhte bimë

Burime bëjnë me dije se shtetasi Drilon Agolli ka patur plagë të rënda në trup, ndërsa është bërë e mundur transportimi i tij fillimisht me barelë e më pas është dërguar për mjekim më të specializuar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.

Gjendet pas mesnate personi që ra nga shkëmbi teksa mblidhte bimë

Të njëjtat burime shtojnë se i plagosuri kishte qenë në mal për të mbledhur çaj dhe bimë medicinale, punë që e kryente prej vitesh. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos