“Jemi në situatë alarmante, qytetarët po blejnë miell”, Çoçoli debat me Priftin: Turistët po mbrojnë kokat në kisha

Nga A2 CNN
15 Tetor 2026, 21:29 | Aktualitet

Jemi në një situatë alarmante ku shqiptarët po planifikojnë të blejnë miell, deklaroi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN gazetari Fatos Çoçoli, në ditën e tretë të protestave, ku u dëmtuan biznese dhe banka. Në debat me pedagogun Rezart prifti i cili tha se nuk kishte asnjë sulm, gazetari Çoçoli theksoi se gjendja në vend është serioze pasi është cenuar rendi kushtetues dhe sulmi ndaj bankave është shumë i rëndë.

“Shqiptarët tanë sot kanë vështirësi të marrin para nga bankomatet për të bërë psonisjet e ditës dhe të javës sepse po planifikojnë të blejnë edhe miell. Gjendja është serioze sepse është cenuar rëndë rendi kushtetues. Unë mund t’ju them që sulmi ndaj bankave që ndodhi sot, është shumë e rëndë. Prandaj dhe bankat pesëfishuan personelin e tyre të sigurisë. Unë ofendohem nga mungesa e përgjegjshmërisë se keni dalë në një ekran ndër më të ndjekur në vend dhe qeshni”, u shpreh Çoçoli në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas gazetarit “289 milionë euro janë të humbura nga aktiviteti i bllokuar turistik, sepse turistët kanë ikur të mbrojnë kokat në kisha”.

“Pse kanë vështirësi? S’ka bankomat apo s’kanë lekë?, tha Prifti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos