“Ka shumë fëmijë sot në protestë me gjimnazistët”, protestuesit nisen drejt kryeministrisë

Nga A2 CNN
16 Tetor 2026, 15:42 | Aktualitet

Nga Ministria e Arsimit protestuesit janë nisur drejt kryeministrisë. Në një lidhje me Ditarin e Pandi Gjatës në A2 CNN, gazetarja Ornela Joti raportoi nga Katedralja Ortodokse ku protestuesit sipas saj po hedhin mjete piroteknike, hedhje të koshave në rrugë.

Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, por ajo që të bie në sy në protestën e sotme sipas gazetares së A2 CNN, ka shumë fëmijë.

“Ka thirrje në drejtim të qeverisë kryeministrit për dorëheqje. Në këtë pjesë të rrugës vijojnë të qëndrojnë efektive të policisë, edhe te Ministria, e cila dy ditë më parë u dogj nga protestuesit. Ka pjesëmarrje të gjerë, ka gjimnazistë, qytetarë, por dhe shumë fëmijë të moshave të ndryshme që janë përfshirë në protestë. Janë të vendosur të shkojnë para kryeministrisë ku siç thonë protestuesit do të qëndrojnë gjatë”, raportoi gazetarja e A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos