Kujdes nga vapa! I nxehti vret, shmangni daljet në orët e pikut

Nga Ornela Joti
12 Korrik 2026, 12:16 | Aktualitet

Bëni kujdes nga temperaturat e larta të këtij sezoni! Vapa mund të shkaktojë probleme serioze jo vetëm tek personat kardiake por edhe tek individët e shëndetshëm dhe sportivë. Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tregon se mbi 1300 vdekje të papritura në Europë, janë të lidhura me të nxehtin.

Shqipëria nuk ka të dhëna zyrtare për humbje jete nga temperaturat e larta, por në spitale dhe urgjenca është rritur fluksi i pacientëve.

Pacientët kronikë dhe veçanërisht personat që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare janë mjaft të rrezikuar nga temperaturat e larta. Jo vetëm që  duhet të shmangin daljet në orët e pikut por rekomandohet hidratim i mirë i trupit me lëngje dhe kripëra minerale.

Imun ndaj të nxehtit nuk janë as personat e shëndetshëm apo ata që merren rregullisht me sport. Doktor Brataj rekomandon ulje të ngarkesës fizike në këto ditë te nxehta vere i nxehti i verës ka rritur problemet kardiovaskulare dhe goditjet nga dielli kryesisht tek të moshuarit dhe pacientët kardiake. Edhe pse në këto ditë janë ulur disitemperaturat, fenomeni super el ninjo pritet të rikthehet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos