Kundër projektit në Zvërnec, shqiptarët në Britaninë e Madhe në ditën e dytë të protestës

Nga A2 CNN
7 Qershor 2026, 13:17 | Aktualitet

Kundër projektit në Zvërnec, shqiptarët në

Shqiptarët në Britaninë e Madhe protestojnë për të dytën ditë para Ambasadës Shqiptare në Londër kundër projektit në Zvërnec

Dhjetëra shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar janë mbledhur edhe për të dytën ditë radhazi përpara Ambasadës Shqiptare në Londër, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit të investimit në zonën e Zvërnecit.

Kundër projektit në Zvërnec, shqiptarët në

A2 CNN raporton se protestuesit mbanin flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe për mbrojtjen e mjedisit dhe transparencë mbi zhvillimet e planifikuara në zonë.

Tubimi në Londër është pjesë e një serie protestash të organizuara nga diaspora shqiptare në disa vende të Europës dhe Amerikës në mbështetje të kauzës për Zvërnecin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos