“Mandati i prokurorit”, Braho: Duhet një zgjidhje ligjore pasi preket ecuria e hetimeve

Nga A2 CNN
3 Korrik 2026, 10:54 | Aktualitet

“Mandati i prokurorit”, Braho: Duhet një zgjidhje ligjore pasi

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, ngriti shqetësimin për statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre 9-vjeçar. Gjatë paraqitjes së raportit vjetor të SPAK për vitin 2025 në Komisionin e Ligjeve, Braho theksoi se mungesa e një zgjidhjeje ligjore, mund të ndikojë në vijimësinë e hetimeve dhe në funksionimin e institucionit.

“Mospërcaktimi i qartë ligjor mundet të cenojë vijimësinë e hetimeve dhe standardet profesionale, duke ndikuar në besimin e publikut dhe në përmbushjen e kërkesave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare. Kushtetuta ka parashikuar një mandat 9-vjeçar për prokurorët e posaçëm, pa të drejtë riemërimi. Ky model ka pasur qëllimin e vet në fazën e ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë. Megjithatë, pas këtyre viteve të funksionimit, është e nevojshme të vlerësohet nëse ky model garanton mjaftueshëm vijimësinë profesionale të Prokurorisë së Posaçme. Përfundimi i mandatit të prokurorëve të posaçëm krijon jo thjeshtë çështje të karrierës së tyre individuale, por krijon edhe çështje të ruajtjes së eksperiencës së specializuar që është krijuar brenda SPAK-ut. Kjo eksperiencë lidhet me hetime komplekse, bashkëpunim ndërkombëtar, hetim financiar dhe administrim të çështjeve me ndjeshmëri të lartë publike”, theksoi Braho.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos