
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit nr. 3 në Tiranë, të dyshuar për veprat penale “korrupsion pasiv” dhe “shpërdorim detyre”.
Sipas AMP-së, hetimi ndaj dy efektivëve nisi pas publikimit të disa pamjeve filmike në rrjetet sociale më 16 korrik 2026, ku dyshohet se ata shfaqeshin duke kryer veprime korruptive gjatë ushtrimit të detyrës, shkruan A2CNN.
Të arrestuarit janë inspektorët e Patrullës së Përgjithshme, shtetasit D. B., 25 vjeç, dhe E. K., 23 vjeç. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për “korrupsion pasiv” dhe “shpërdorim detyre”, të kryera në bashkëpunim.
(A2 Televizion)