Të moshuarit sot janë përballë një kompromisi aspak të lehtë në jetën e tyre të përditshme. Të bëjnë një kompromis mes ushqimeve që duhet të marrin dhe ilaçeve që i kanë të domosdoshme.
Dhe kjo për shkak të gjendjes ekonomike dhe nivelit të ulët të pensioneve që marrin, krahasuar me çmimet e produkteve bazë për jetesën e tyre.
A2 ka pyetur në Vlorë të moshuarit se si e bëjnë këtë kompromis, nëse anojnë nga ushqimet apo nga ilaçet.
Por ata që i kanë të domosdoshme medikamentet detyrohen të bëjnë të tjera kompromise, natyrisht edhe me humanizmin që tregojnë farmacistët, veçanërisht ndaj moshës së tretë.
Pas një jete të tërë në punë, në profesione nga më të ndryshmet, sot pensionistët janë të pamundur të përballojnë me pensionet e tyre qoftë edhe ushqimet apo medikamentet, që janë baza për jetën e tyre. (A2 Televizion)