Parkimet në Vlorë, makinat në trotuare, njerëzit ecin në rrugë

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
23 Qershor 2026, 14:05 | Aktualitet

Vlora prej javësh ka nisur të ndjejë fluksin e pushuesve vendas dhe të huaj, por bashkë me të kanë nisur edhe problematikat që kanë të bëjnë me mungesën e vendeve të parkimit për automjetet.

Një prej lagjeve që po përjeton këtë problematikë është “Isa Boletini”, ku siç shikohet edhe nga pamjet, automjetet në mungesë të vendeve të parkimit, parkohen në trotuare, duke detyruar njerëzit që të ecin në rrugë. Vetë banorët shprehin shqetësim për situatën e krijuar, duke fajësuar si drejtuesit e mjeteve ashtu edhe institucionet që nuk kanë krijuar vende parkimi.

Kjo situatë është e tillë edhe në shumë blloqe të tjera banimi, veçanërisht në ato të rehabilituara së fundmi. Në këto projekte rehabilituese është menduar për trotuaret dhe një rrugë të ngushtë për automjetet, por jo për parkime, qoftë edhe për vetë banorët e blloqeve të banimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos