Pas fazës së parë, Universiteti i Vlorës po tërheq edhe studentë të huaj

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
28 Shtator 2026, 13:06 | Aktualitet

Pas fazës së parë, Universiteti i Vlorës po tërheq

Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë në dy vitet e fundit përveç një rritje të numrit total të studentëve që fillojnë studimet e larta, po josh edhe student të huaj që duan të kryejnë studimet e larta në këtë universitet.

Madje këtë vit numri i të huajve ka pësuar një rritje të ndjeshme pas përfundimit të fazës së parë të regjistrimeve.

Profilizimi është një tjetër synim i këtij universiteti i orientuar në shërbim të turizmit dhe hapjes së kantiereve detare.

Ndërkohë edhe pse ka një rritje të interesit të të rinjve për të vijuar studimet në universitetin e Vlorës sërish degët e mësuesisë, veçanërisht, matematika dhe fizika rrezikojnë të mos hapen për këtë vit akademik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos