Përmbyset një mjet bujqësor në fshatin Çërravë të Pogradecit, plagoset drejtuesi

Nga Artin Halili
22 Qershor 2026, 16:35 | Aktualitet

Përmbyset një mjet bujqësor në fshatin

Një aksident është regjistruar pasditen e së hënës në fshatin Çërravë të Pogradecit, ku një mjet bujqësor është përmbysur duke lënë të plagosur drejtuesin e tij.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një traktori tip "Zetor" po lëvizte në një rrugë dytësore pranë lumit të fshatit, kur gjatë manovrimit për ndërrimin e marsheve ka humbur kontrollin mbi mjetin. Si pasojë, traktori ka fituar shpejtësi, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në lumë.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos