Përplasjet në Universitetin e Shkodrës, jep dorëheqjen rektori Tonin Gjuraj

Nga Senad Nikshiqi
11 Qershor 2026, 19:52 | Aktualitet

Përplasjet në Universitetin e Shkodrës, jep dorëheqjen

Rektori i Universitetit të Shkodrës Tonin Gjuraj ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Dorëheqja është depozituar në Ministrinë e Arsimit nga Gjuraj.

A2 CNN raporton se arsyet e dorëheqjes janë të paqarta, por ky vendim i Gjurajt vjen pas disa muajsh përplasje dhe një ngjarje të fundit të ndodhur.

Gjuraj i fitoi zgjedhjet me një diferencë të ngushtë votash dhe me shumë kundërshtime nga kandidatët e tjerë.

Ndërkohë muajt e fundit Gjuraj zhvilloi një betejë të fortë për postin e administratorit duke qenë kundër Mark Mollës dhe bordit të administrimit që e zgjodhi Mollën si administrator të këtij universiteti.

Më pas rasti i fundit është çështja e sekretares në fakultetin e drejtësisë e cila dhunoi një ish studente që kërkonte diplomën. Fakulteti i Drejtësisë doli kundër rektorit duke kërkuar largimin e sekretares ndërsa rektori vendosi një vërejtje me paralajmërim.

Tashmë është e paqartë nëse kjo dorëheqje e tij lidhet me këto ngjarje apo ka një arsye tjetër.

Tonin Gjuraj me ardhjen e tij u mundua që t’i jepte një imazh pozitiv universitetit të Shkodrës, por duket se përplasjet e mëdha, interesat e mëdha brenda dhe jashtë universitetit nuk ia bënë të mundur rektorit Gjuraj të çojë deri në fund misionin e tij pas kësaj dorëheqje të dhënë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos