“Protesta në bulevard ka dy shtresa”, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka

Nga A2 CNN
5 Korrik 2026, 11:01 | Aktualitet

“Protesta në bulevard ka dy shtresa”, Rama: Një ekip i

Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë podcastit të kësaj të diele, sipas të cilit protesta ka dy shtresa ata që përcjellin shqetësimet reale dhe ata që kanë shfaqur dhunë.

“Ndërkohë që, nga ana tjetër, unë jam shumë i vëmendshëm dhe një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit, e cila ka dy shtresa: "ujin e rrjedhshëm" të të gjithë atyre që dolën sinqerisht dhe që janë sinqerisht të shqetësuar apo që kanë halle reale dhe "koren e zezë" të gjithë dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës, që kanë krijuar një situatë konvulsive ku janë shfaqur edhe elementët e pashmangshëm të dhunës në këto raste, pasi kur shkon pas Berihait, në fund të del përpara muri”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos