Reshjet e dendura, përmbyten rrugët në Has, dëmtohet një banesë

Nga Armand Bajrami
27 Korrik 2026, 19:19 | Aktualitet

Ndryshimi i menjëhershëm i motit ka bërë që rrugët në njësitë administrative të Bashkisë Has të mbulohen nga mjegulla. Autoritetet kanë apeluar për kujdes të shtuar, sidomos për shkak të dëmtimeve në infrastrukturë.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, janë dëmtuar rreth 80% e segmenteve rrugore në Njësinë Administrative Golaj.

Sipas saj, janë shënuar edhe raste të banesave të dëmtuara.

Megjithatë, lëvizja në rrugët nacionale ka vijuar normalisht, ndërsa autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të reshjeve dhe kushteve të vështira atmosferike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos