Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali, SPAK i jep leje ta vizitojë në maternitet

Nga A2 CNN
29 Qershor 2026, 12:31 | Aktualitet

Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali,

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është bërë për herë të dytë baba i një djali.

A2 CNN raporton se kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit i është aprovuar leja nga SPAK për të shkuar në maternitetin "Koço Gliozheni", ku do të vizitojë beben dhe bashkëshorten.

Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se Veliajt i është dhënë leje për 48 orë, ndërkohë që mësohet se ai ka mbërritur në maternitet.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgim në kuadër të procedimeve penale të zhvilluara nga SPAK, ndërsa hetimet ndaj tij vijojnë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos