
Gjykata e Lartë ka shpallur kandidatët zyrtarë për Kolegjin e Lartë Gjyqësor. Zgjedhjet do të mbahen më 25 shtator.
Kandidatët janë Arbena Ahmeti dhe Sandër Simoni nga Gjykata e Lartë, Igerta Hysi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Fatri Islamaj nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Matilda Llangozi, Brunilda Kadi e Manjola Xhaxho nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë.
Më 12 dhjetor 2026 përfundojnë mandatin e plotë pesëvjeçar tre anëtarë të KLGJ-së. (A2 Televizion)