
Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradë, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona, ndërsa 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Personat e parë që u kanë ardhur në ndihmë të lënduarve kanë qenë qytetarë kalimtarë, të cilët ndaluan menjëherë për të ndihmuar pas aksidentit.
Sipas informacioneve të gazetarit të A2 CNN, Igli Çelmeta, furgoni i përfshirë në aksident i përket linjës së Beratit.
Çelmeta bën me dije se autobusi ishte faturuar dhe po udhëtonte nga Berati drejt Tiranës. (A2 Televizion)