Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari

Nga A2 CNN
10 Qershor 2026, 23:38 | Kronikë

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Laknas, në Tiranë.

Policia bën të ditur se një automjet me drejtues një 20-vjeçar është përplasur me një motomjet që drejtohej nga një 48-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes, 48-vjeçari që drejtonte motomjetin ka humbur jetën, shkruan A2.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 10.06.2026, rreth orës 20:30, në rrugën “Nënë Tereza”, në Laknas, automjeti me drejtues shtetasin E. V., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. G., 48 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos