Ambientet e reja të GJKKO, Bani: Pjesë e cilësisë së drejtësisë. Pasuria e paligjshme i kthehet shoqërisë

Nga Armand Bajrami
11 Maj 2026, 11:32 | Kronikë

Ambientet e reja të GJKKO, Bani: Pjesë e cilësisë së

Në ceremoninë e përurimit të ambienteve të reja të GJKKO, kryetari në detyrë i këtij institucioni, Erjon Bani, theksoi rëndësinë që ka infrastruktura gjyqësore në garantimin e një drejtësie cilësore dhe të pavarur.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Bani nënvizoi se përmirësimi i kushteve fizike të gjykatës nuk lidhet vetëm me aspektin funksional, por edhe me mesazhin që institucionet e drejtësisë përcjellin te qytetarët dhe besimin që ato duhet të ndërtojnë.

Ambienti ku jepet drejtësi është pjesë e vetë mesazhit të drejtësisë dhe e cilësisë së saj", u shpreh Bani, raporton A2CNN. 

Sipas tij, investimi në transformimin e ambienteve të gjykatës është një nevojë e domosdoshme për të garantuar standarde më të larta në procesin gjyqësor dhe trajtim të denjë për të gjithë palët.

Ky transformim nuk është luks, por domosdoshmëri institucionale dhe përgjegjësi ndaj qytetarit. Sallat e gjykimit janë zemra e gjykatës dhe duhet të garantojnë solemnitet, barazi dhe dinjitet”, vijoi ai. 

Kryetari i GJKKO-së vuri theksin edhe te rëndësia e sigurisë brenda institucioneve të drejtësisë, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me pavarësinë dhe eficiencën e sistemit gjyqësor.

Një gjykatë më e sigurt është një gjykatë më e pavarur dhe më funksionale”, tha Bani. 

Në fjalën e tij, Bani ndaloi edhe te rëndësia e rikthimit të pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme, duke theksuar se konfiskimi i tyre duhet të përkthehet në përfitim të drejtpërdrejtë për shoqërinë dhe interesin publik.

Pasuria e krijuar në mënyrë të paligjshme nuk mbetet në duart e krimit, por i kthehet shoqërisë në shërbim publik”, u shpreh ai. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos