
Personi në foto është 43-vjeçari Violand Braçellari, i cili mëngjes e sotëm ekzekutoi me armë policin 34-vjeçar Enea Mekolli dhe plagosi rëndë një tjetër.
A2 CNN mëson se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçellari ka treguar gjakftohtësi të plotë. Pavarësisht tre plumbave të marrë në dorë dhe bark, jashtë kamerave, personat qe e shoqëruan me ambulancë tregojnë se në asnjë moment nuk rënkonte.
Po ashtu, ai nuk ka shfaqur në asnjë moment pendesë për ngjarjen.
A2 CNN raporton se para një viti, autori i dyshuar mendohet të ketë dhunuar edhe një shtetas tjetër, duke e tërhequr zvarrë me kalë për më tepër se dy orë. (A2 Televizion)