“Isha me shpejtësi të ulët. Kur pashë përplasjen tentova të devijoj”, zbardhet dëshmia e Petri Bozos pasi aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin

Nga Igli Çelmeta
26 Maj 2026, 12:24 | Kronikë

“Isha me shpejtësi të ulët. Kur pashë përplasjen

A2CNN ka zbardhur dëshminë e parë që dha në polici Petri Bozo, pasi duke drejtuar një makinë përplasi për vdekje një 7-vjeçar në fshatin Mengël, në aksin Elbasan-Librazhd. Bozo ka thënë se fillimisht nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte goditur, dhe pas përplasjes kishte tentuar të devijonte automjetin.

Kam qenë me shpejtësi të ulët për shkak të kufizuesit të shpejtësisë, ‘policit të shtrirë’ në rrugë. Më pas kam goditur një objekt. Nuk e kam parë çfarë ka qenë, kam tentuar të devijoj kur ndjeva përplasjen. Kur kam dalë kam parë fëmijën”, është shprehur ai.

Kujtojmë që Petri Bozo u arrestua sot nga policia në lidhje me ngjarjen. Burime për A2CNN bënë me dije më herët se Bozo ka qenë me shpejtësi tej normale të lejuara në rrugën ku po kalonte, ku kishte edhe viza të bardha dhe "policë të shtrirë". "Blutë" e arrestuan për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen. 

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, pasi kishin lënë vajzën në shkollë, nëna dhe djali po drejtoheshin drejt një dyqani pranë saj. Në ato momente, dyshohet se 7-vjeçari i është shkëputur nga dora së ëmës dhe është përplasur nga automjeti që drejtohej nga regjisori Bozo.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos