SPAK: Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2025, 12:44 | Kronikë

SPAK: Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili i dyshuar si pjesë e një grupi

Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar për marrjen në pyetje të ish-kreut të Drejtorisë së Burgjeve, Agim Ismaili.

Isamili, i cili u pyet sot nga prokurorët e posaçëm për 90 minuta është marrë nën hetim si i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal, që ka realizuar hakerimin e sistemit të SPAK.

“Sot, më 13.11.2025, shtetasi Agim Ismaili është marrë në pyetje në praninë e një avokati pasi ndaj tij po zhvillohen hetime për veprat penale: Neni 293/a (paragrafi i dytë) – Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike; Neni 333/a - Grupi i strukturuar kriminal; Neni 334 -  Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, njofton SPAK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos