
Debati për zgjedhjen e avokatit të Popullit, pasi Berisha deklaroi tërheqjen nga ky proces ishte pjesë e debatit në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. Për gazetarin Armir Shkurti, ekziston një konsensus mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të mos zgjedhur Avokatin e Popullit dhe për të mbajtur pezull institucione të tjera kushtetuese.
“Konsensusi është që të mos zgjidhet Avokati i Popullit dhe po duket qartë kjo gjë. Dhe jo vetëm Avokati i Popullit, por të gjitha institucionet kushtetuese. Sa persona ka kapur vetingu dhe punojnë tek Avokati i Popullit dhe pastaj flasim për interesat?” tha gazetari në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Gjatë debatit me deputetin demokrat Gjin Gjoni, Shkurti u shpreh se procesi është deformuar pasi mbështet në ligj.
“Ti ke deformuar një proces, nuk e ke të mbështetur në ligj. Ti në ligj nuk e ke që një deputet të mos japë më shumë se një firmë dhe kështu ka funksionuar. Po them çojeni në GJK dhe është flagrante që nuk u çua në GJK fakti që nuk u bë votim për ata që ishin përpara për procesin e kaluar”.
Nga ana e tij, Gjoni u shpreh se duhet lejuar votimi dhe se PD duhet të paraqitet me një kandidaturë të vetme, duke theksuar se nga gjashtë kandidatët e seleksionuar duhet të procedohet me zgjedhjen përfundimtare. (A2 Televizion)