“Blendi Gonxhe është takuar në lokal me bandat”. Vokshi: Të gjitha këto nuk mjaftojnë për BKH-në

Nga A2 CNN
9 Qershor 2025, 21:51 | Politikë

“Blendi Gonxhe është takuar në lokal me bandat”.

E ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN Albana Vokshi, deputete e PD-së, ngriti akuza edhe ndaj të rënda ndaj mazhorancës për shitblerje vote dhe intimidim të votuesve. Po ashtu, ajo akuzoi edhe organet e drejtësisë se nuk kanë bërë sa duhet.

“Unë i them: Në filan orë, në filan datë, është takuar Blendi Gonxhja në filan restorant me filan bandë kriminale. A është kjo e mjaftueshme për të marrë kamerat, për të evidentuar faktin që një ministër po ulet me banda kriminale të njohura, me persona me precendetë penalë në Shqipëri për vrasje e trafik droge, si dhe në BE e Britani. Të gjitha këto që kam denoncuar për shitblerje vote apo për intimidim të votuesve, të gjithë i kisha përballë”.

Vokshi flet me emra: 20 deputetë të PS janë përfaqësues të bandave 

Sipas deputetes demokrate janë të paktën 20 ligjvënës të rinj që do të hyjnë në Parlamentin e ri në shtator, si përfaqësues të bandave.

“Rama nuk do kishte kurrë 83 deputetë dhe nga llogaritjet që ne bëjmë mbi 20 prej tyre nuk do jenë përfaqësues të qytetarëve, do jenë përfaqësues të bandave kriminale. Mbi 20 deputetë. I kemi me qarqe, me banda, kë kanë mbështetur, ku i kanë mbështetur. Janë 10 qarqe, janë 21 bashki”, tha Vokshi.

E pyetur nëse PD i ka provuar këto akuza, Vokshi tha: “Patjetër që i kemi”.

“Ne kur dalim me një statistikë të caktuar, kemi marrë informacione. Mund të jenë edhe më shumë se 20 por 20 i kemi të konfirmuar. Ka raste kur përfaqësuesit e bandave janë në listën e mbyllur. Në rastin e Fierit për shembull. Ku sipas edhe denoncimit që ka bërë Be4risha, njëra bandë ka futur në listën e mbyllur një përfaqësues dhe është punuar nga banda për një përfaqësues në listën e hapur. I ke në Durrës, Arkend Ballën. Në Elbasan, Sara Mile, nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e di që është kontributi i bandës së Suel Çelës, që ka ndihmuar që të marri rreth 30 mijë vota, pavarësisht se 20 e ca mijë vota i dolën në fund. Ja kemi thënë qytetarëve. I kam raportuar unë në SPAK, kaq mund të bëj unë”, u shpreh ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos