Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Avenir Peka, ka paralajmëruar zhvillime të reja hetimore në lidhje me Kadastrën dhe Këshillin Kombëtar të Territorit, duke deklaruar se këto institucione janë në fokus të SPAK-ut.
I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, Peka tha se pas çështjes së SHISH-it, vëmendja do të zhvendoset te Kadastra, ndërsa deklaroi se Këshilli Kombëtar i Territorit është bastisur gjatë verës nga SPAK dhe BKH.
“Nesër do merremi me Kadastrën. Kadastra është po kaq tmerr sa ç’është SHISH-i. Pas Kadastrës do të merremi me Këshillin Kombëtar të Rregullimit të Territorit, në varësi të kryeministrit, drejtohet nga kryeministri. Këshilli i Rregullimit të Territorit gjatë verës është bastisur, është kontrolluar nga SPAK-u, nga BKH-ja, ka çuar agjentët aty. E kanë në radar, po merren me atë punë. Edhe atë institucion e drejton kryeministri se kryeministri është kryetar i Këshillit të Regullimit të Territorit. Drejtorin e Kadastrës e emëron kryeministri, është njeri i kryeministrin. Këto institucione e kanë radhës pas SHISH-it. Do kalojmë më pas te trafiku i armëve”. (A2 Televizion)