PS merr mandatin e nëntë në Vlorë

Nga A2 CNN
13 Maj 2025, 19:43 | Politikë

PS merr mandatin e nëntë në Vlorë

Partia Socialiste ka arritur të marrë mandatin e nëntë në qarkun e Vlorës, duke e lënë Partinë Demokratike me vetëm 3 mandate. Ai që e humb mandatin nga PD është kandidati Atird Hoxha.

Arritja e PS te mandati i nëntë erdhi pas numërimit edhe të votave të diasporës, të cilat duket se janë dukshëm më të shumta në numër për Partinë Socialiste.

Pra në numërimin e votave brenda vendit rezultati ishte 8 me 4 në favor të PS, por diaspora e çoi në 9 me 3.

Mandatin e nëntë për PS në Vlorë e paralajmëroi pas mesnate edhe kryebashkiaku i qytetit Ermal Dredha, i cili tha se ky ishte një synim i socialistëve atje. Ndërkohë mbetet për t'u parë nëse PS do e mbajë deri në fund të numërimit mandatin e nëntë ose jo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos