“PD duhet të riformatohet”, Krasniqi: Ndryshimet statutore nuk kanë asnjë ndikim

Nga A2 CNN
27 Maj 2026, 20:41 | Politikë

Ndërsa sot mbledhja e kryesisë së PD-së pritet të miratojë ndryshimet statutore, për analistin Afrim Krasniqi, këto nuk kanë asnjë ndikim. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se PD ka nevojë të riformatohet dhe ta shohë Kuvendin për të parë ku është dhe ku do të shkojë.

“Nuk e shoh si lajm e si zhvillim. Ajo që pres nga PD është ta shfrytëzojë Kuvendin Kombëtar për t’i bërë pyetje vetes ku jemi dhe ku duam të shkojmë? Dhe nëse e kuptojnë ku duan të shkojnë çfarë duhet të bëjnë për të shkuar atje. Dhe ky do të jetë një mesazh i fortë dhe për ata që kanë ngelur atje. Zgjedhjet e fundit treguan që ka nevojë të riformatohet. Ndryshimet statutore janë asgjë nuk kanë asnjë ndikim, janë mbyllje vrimash momenti dhe nuk përbëjnë asnjë lajm”, tha Krasniqi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas Krasniqit shumica e këtyre duhet të ishin vendosur që kur u miratua vota e diasporës

“Një praktikë pune dhe do që të ketë temtikë formale. Një parti ka 3 instrumente për të dhënë mesazhe; programi, lidershipi dhe koncepti i demokracisë brenda saj dhe partitë i përdorin ngjarjet për të treguar një prej tyre. Kam përshtypjen që shumica e këtyre gjërave duhet të ishin vendosur që kur u miratua vota e diasporës. Dy ndryshime ishin themelore një strukturë për diasporën që duhet ta kishte dhe është pozitive për çdo parti dhe e dyta merita e PD në vitet e fundit ishte aplikimi i një anëtar, një vote, tani është gjetur zgjidhja është gjetur një komision që do vendosë se kush do të kandidojë dhe kjo bie poshtë. Të shpikësh rregulla njëherë ia jap të drejtën e votës dhe kanë të drejtë të votojnë ata që dua unë. Kjo është një histori që nuk e ka luksin një parti që kërkon zërin kërkon hapje dhe do të çojë mesazhin që është ndryshe nga tjetra dhe këto anëtarësimet janë eksperiment tranzicioni”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos