Urdhri i Veliajt nga paraburgimi, punëtorët e bashkisë nisin zbatimin

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2025, 10:15 | Politikë

Urdhri i Veliajt nga paraburgimi, punëtorët e bashkisë nisin

Pa kaluar 24 orë nga urdhri i parë i kryebashkiakut Veliaj nga paraburgimi i Durrësit, punonjësit e bashkisë janë vënë në punë për zbatimin e tij.

Duke qenë se Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrën e kryebashkiakut, Erion Veliaj nënshkroi një urdhër drejtuar ndërmarrjes së dekorit dhe eventeve, me rastin e festave të fundvitit.

Përmes këtij urdhri, kryebashkiaku Veliaj kërkoi që kjo ndërmarrje të marrë të gjitha masat për dekorimin e qytetit, duke plotësuar të gjitha standardet dhe kushtet e sigurisë.

Ditën e sotme, që në orët e para të mëngjesit, punonjës të kësaj ndërmarrje janë parë në bulevardin kryesor të Tiranës duke vendosur zbukurimet në pemë dhe shtylla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos