
Egnatia ka mbyllur në barazim 1-1 ndeshjen e parë në Champions League për edicionin 2026/2027.
Kampionët në fuqi të Shqipërisë, në transfertën përballë Petrokub të Moldavisë, morën një rezultat pozitiv, shkruan A2.
Egnatia dominoi pjesën e parë, kur u luajt 11 kundër 11. Por, kapiteni Aleksi i dhuroi vendasve golin e parë që në fillimin e ndeshjes dhe në fundin e këtij fraksioni loje u ndëshkua me të kuq pas një faulli të panevojshëm në mesfushë, disa minuta pasi Kryeziu kishte barazuar rezultatin për ekipin shqiptar.
Në pjesën e dytë, vendasit krijuan shumë raste duke përfituar nga superioriteti numerik, por u përballën me Dajsinanin, i cili priti gjithçka që shkonte drejt portës së tij, duke mbrojtur barazimin 1-1. (A2 Televizion)