
Fabrizio Romano, gazetari ekspert në merkaton e transferimeve, ka "konfirmuar" kalimin e Vedat Muriqit te Fenerbahçe.
Sipas gazetarit italian, klubi turk do të paguajë 15 milionë euro te Mallorca për shërbimet e sulmuesit të Kosovës, pas zgjedhjes së Presidentit të ri, Aziz Yildirim, i cili e kishte objektiv Muriqin.
“Pirati” tashmë është pajtuar me kushtet e ofruara nga klubi turk, shkruan A2.
Për Muriqin, ky do të ishte rikthim në Stamboll te Fenerbahçe, pasi ka luajtur më parë një sezon me këtë ekip. (A2 Televizion)