Elbasani mposht lehtësisht Dinamon dhe mban gjallë shpresën për titullin kampion

Nga A2 CNN
24 Maj 2026, 21:52 | Futboll

Elbasani mposht lehtësisht Dinamon dhe mban gjallë shpresën

Elbasani ka mposhtur Dinamon në javën e dytë të “Final 4” me shifrat 3-0.

Blutë nuk kishin më shanse për titullin kampion dhe vinin me mungesa të shumta në këtë përballje, shkruan A2.

Elbasanit iu bë gjithçka edhe më e thjeshtë pasi gjyqtari Hamiti i tregoi të kuqin Gudiabit falë ndihmës së VAR-it, që në pjesën e parë.

Verdheblutë përfituan nga epërsia numerike dhe shënuan 3 herë duke e mbyllur praktikisht sfidën.

Elbasani shkon kështu në javën e fundit të "Final Four" me pikë të barabarta me Egnatian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos