
Berat Gjimshiti, në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes me Andorrën, deklaroi se Kombëtarja do të zbresë në fushë me vetëbesim dhe vetëm për 3 pikët.
“Kemi ardhur këtu për një qëllim, për 3 pikë, sepse na nevojiten për kualifikueset. Kemi parë ndeshjet e Andorrës me Serbinë dhe Anglinë, vënë në vështirësi. Prapë ne do luajmë futbollin tonë, do jemi me vetëbesim të madh për 3 pikë. Të respektojmë kundërshtarin, do jenë momente të vështira për 90 minuta, por duhet të jemi mendërisht të fortë që t’i përballojmë të gjitha”, tha kapiteni kuqezi.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar për 300 ndeshje me Atalantën. Ndeshja shumë e rëndësishme, siç është ndeshja e radhës. Nëse me pyesnit para 10 viteve, do thoja që nuk e mendoj Botërorin. Por, besoj te mundësitë që futbolli jep. Çdo gjë është e arritshme dhe pse jo, duhet të provosh. Kemi lojtarë me cilësi, besoj kanë ardhur të rinj dhe të talentuar. Kanë vendosur trajnerin më shumë në vështirësi, për ekipin është më e thjeshtë. Sigurisht që kualiteti është rritur në disa aspekte, është mbajtur grupi dhe besoj se është gjëja më e rëndësishme që kemi ne”, shtoi Gjimshiti.
(A2 Televizion)
