Hysaj futet nga stoli dhe bëhet protagonist me asist

Nga A2 CNN
27 Janar 2025, 08:50 | Futboll

Hysaj futet nga stoli dhe bëhet protagonist me asist

Lazio regjistroi humbjen e shtatë në Serinë A, teksa u mposht mbremjen e së dielës nga Fiorentina me rezultatin 1-2 në duelin e vlefshëm për javën e 22-të.  

Golat e Adli dhe Beltran i dhuruan 3 pikë të arta skuadrës “vjollcë”, ndërkohë që golin e vetëm për kryeqytetasit e shënoi Marusic në minutat shtesë të ndeshjes pas asistit të Elseid Hysajt, shkruan A2. 

Mbrojtësi shqiptar u aktivizua në minutën e 66-të të sfidës në vend të Pellegrinit, teksa arriti të linte gjurmë në këtë duel.

Pavarësisht humbjes, Lacio ruan vendin e katërt, për shkak edhe të disfatës së Juventusit.  

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos