Premier League, klubi i madh shpëton nga rënia vetëm në javën e fundit. Chelsea humb Europën

Nga A2 CNN
24 Maj 2026, 19:17 | Futboll

Premier League, klubi i madh shpëton nga rënia vetëm në

Premier League luajti javën e fundit këtë të dielë, ku u dhanë edhe verdiktet përfundimtare.

Tottenham arriti të shpëtojë nga rënia vetëm në 90 minutat e fundit, pasi mundi 1-0 Evertonin, shkruan A2.

Një kategori më poshtë bien West Ham, Burnley i Armando Brojës dhe Wolves.

Sunderland mund Chelsea 2-1 dhe shkon në Europa League si vend i shtatë, duke lënë kështu jashtë Europe Blutë e Londrës, të cilët renditen vetëm në vendin e 10-të. 

Brighton u mund 0-3 nga United por arrin një vend në Conference League për sezonin e ardhshëm.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos