Sylvinho "barazon" Andorrën me Anglinë: Do futemi në fushë me të njëjtin shpirt si ndaj "Tre Luanëve"

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2025, 17:46 | Futboll

Sylvinho "barazon" Andorrën me Anglinë: Do futemi në

Shqipëria do të luajë nesër kundër Andorrës dhe në konferencën për shtyp para ndeshjes trajneri i Kombëtares, Sylvinho, deklaroi se kuqezinjtë do të paraqiten në fushë njësoj si në ndeshjen e parë të këtyre kualifikueseve, atë ndaj Anglisë.

Kur u pyet nëse do shikojmë një Shqipëri sulmuese që në fillim, apo do mundohemi që të kontrollojmë kundërshtarin, Sylvinho u përgjigj: "Nesër ekipi ynë do jetë i njëjti që nisi kualifikueset kundër Anglisë. I njëjti shpirt, i njëjti ekip si është ndërtuar. Ne do jemi i njëjti ekip. Është e vërtetë, që mund të ketë ndryshim me një sulmues apo mesfushor tjetër, por ekipi i njëjtë, ndryshimet janë sipas ekipit me të cilit përballemi. Nesër na duhet fitorja. Ky është raundi i tretë për ne që jemi të detyruar për fitoren, që nga Letonia. Jemi ekip që pësojmë pak. Po ia dalim mirë deri tani, por ekipi është i njëjtë, nuk ndryshon. Kemi qetësinë dhe ekuilibrin".

“Imagjinojmë që do të jetë një ndeshje e ndryshme në aspektin se Andorra është një kombëtare që Koldo Alvarez ka shumë vite në drejtim, e njeh shumë mirë lojtarët. Kanë anën mbrojtëse shumë të mirë, di limitet e lojtarëve. Mendoj se rezultatet nuk janë të thella, do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo e para që shënuam dy gola shpejt dhe na qetësoi. Kapiteni Gjimshiti tha që të gjitha ndeshjet janë të vështira, ndeshja e fundit me Serbinë, në 45 minuta ishte 1-1, nuk është e lehtë. Andorra është ekip që lufton për çdo centimetër në fushë, është ekip që shpresojmë të fitojmë ndaj tij. Por më pyetët dhe them se është e vështirë. Kur flasim për ne, po rritemi si federatë, të gjithë po rriten dhe rezultatet janë Europiani, rruga e Botërorit. Është normal, diferenca është gjithnjë e më e vogël. Por më kryesorja është që futbolli është pasion. Themi që në një ndeshje mund të ndodhë gjithçka. Gjithmonë kur luan jashtë është pak më e vështirë, ka një faktor që të ndikon. Padyshim afrohet Botërori, për ne në fakt afrohet play-off. E dimë që është një hap shumë i vështirë, është një situatë shumë e mirë, nuk ka ndodhur kurrë më parë që ky ekip të shkojë në ndeshjet e fundit në gjendje të shkojmë në play-off të Botërorit. Tani duam ta shfrytëzojmë, nëse bëjmë një ndeshje të mirë ndaj Andorrës, mund të ndodhë”, shtoi Sylvinho, shkruan A2.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos